Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

‘Bebi im katër muajsh ishte në gjumë në krahët e mi kur ndaloi së marruri frymë’

Lajme 25/05/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ebony po shijonte momente paqësor e shtrirë në shtrat duke mbajtur djalin e saj katërmuajsh Sonny.

“Ai ishte në gjumë përderisa unë isha në telefonin tim”, tregon mamaja për Kidspot.

Por brenda një kohe të shkurtur, ajo ishte duke jetuar një makth surreal, transmeton Gazeta Shneta.

“Partneri im sapo kishte dalë nga puna, ndërsa djali im bëri një zhurmë të çuditshme kështu që unë shikova poshtë dhe ai kishte të vjella që dilnin nga hunda. Sytë e tij u mbërthyen dhe ai nuk po bënte ndonjë zhurmë, kurriza e tij ishte plotësisht e harkuar dhe ai filloi të panikohet. ”

Mami i shqetësuar menjëherë filloi t’i japte ndihmën e parë.

“Unë u hodha nga shtrati, e shtrëngova mbi krahun tim dhe fillova ta godisja në shpinë duke menduar se po i zinej fryma. Atij iu morr fryma për rreth 10 sekonda dhe u kthye në ngjyrë blu”, shpjegon ajo.

Ishte në atë fazën ku Ebony mendonte se djali i saj do të vdiste në krahët e saj.

“Unë isha duke e shikuar djalin tim ndërkohë që po e godisja kurrizin e tij duke shikuar fytyrën e tij blu.”

Ajo gjithashtu nuk do ta harrojë kurrë shprehjen e pafuqishme në fytyrën e djalit të saj, teksa po u mundonte të merrte ajër.

“Pamja në fytyrën e tij ndërsa ai po përpiqej të merrte frymë ishte sikur ai po thoshte ‘më ndihmo, mama’. Unë nuk kisha asnjë mundësi ta ndaloja atë dhe të bëja asgjë, sepse isha e frikësuar dheu përqendrova në thirrjen e një ambulance.”

Pastaj partneri i saj erdhi me shpejtësi, dhe kështu e thirri ambulancën.

Pas pesë orësh në spital – Sonny iu dha leja të shkonte në shtëpi.

“Ai morri dy shishe qumësht dhe u zgjua i lumtur dhe i buzëqeshur. Diagnoza ishte episod apnoje.” tregoi ajo

Infermierja tha për Ebony se ishte mjaft e zakonshme dhe diçka që mund të ndodhë shumë lehtë tek foshnjat pas ushqimit.

“Qumështi nga ushqimi i tij u përpoq të hynte në valvulën e tij, duke shkaktuar një vrull në valvul, i cili ndalon qumështin të hyjë në anën tjetër, por gjithashtu ndalon edhe frymëmarrjen.” tregonte infermerja.

“Infermierja tha se kjo është një nga ato gjëra që mund të ndodhin përsëri ose nuk do të përsëritet më. Unë jam shumë, shumë mirënjohëse që ai është ende këtu me ne!” thoshte nëna e tronditur./Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPrekëse: Vajza është vetëm 13-javëshe por i thotë nënës “të dua”
Artikulli i rradhës Sa është i vërtetë ky mit për organin femëror?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.