Është bërë pranimi i donacionit të kontingjentit të 515,970 të vaksinave Pfizer kundër Covid-19.
Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey M. Hovenier, ka thënë se ky kontingjent i vaksinave është meritë e Presidentit të shtetit të tij Joe Biden.
Ai ka thënë se ndihet mirë për këtë donacion pasi me këtë kontingjent të vaksinave po ndihmohet Kosova në luftën kundër pandemisë Covid-19.
Për këtë donacion SHBA-në e kanë falënderuar edhe Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Ata iu kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen dhe të mbrohen nga Covid-19. /Gazeta Shneta/




