Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

“Më bëj pak hundën se dua të gjej burrë!” Doktori tregon operacionet që bëjnë shqiptarët

Lajme 03/07/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në 10 vitet e fundit vihet re një tendencë në rritje për kirurgjinë plastike në vendin tonë. Mosha varion nga 18 ne 65 vjeç.
Ndërsa çmimet, luhaten nga 200 euro një mbushje buzësh, deri në 3000 euro rimodelim gjoksi.

Doktor Besim Boçi tregon se cili është operacioni estetik që has më shpesh tek fëmijët në shërbimin ORL që ai drejton prej vitesh.

“Veshët llapush që sjellin pasoja sociale tek fëmija, mund të kthehet në objekt tallje nga shokët, ndaj ndërhyrja bëhet që në fëmijëri, pa asnjë pasojë”, shprehet kirurgu plastik Besim Boçi

Profesor Boçi tregon se kirurgjia estetike fillon pas moshës 18 vjeç.

“Rimodelimi i hundës është operacioni më i shpeshtë”, thotë kirurgu.

Vendimi merret nga vetë të rinjtë në pjesën më të madhe. Media, rrjetet sociale i shtyjnë të rinjtë të rendin pas operacioneve plastike.

“Unë jam me rezerva për ndërhyrje të caktuara tek 18, 20-vjeçarët, si në gjoks apo në buzë, pasi kanë freskinë e moshës dhe më shumë shëmtohen se zbukurohen”, shprehet ai.

Ka dhe një kategori që nuk dinë se çfarë kërkojnë kur vijnë tek mjeku.

“Më bëj hundën se do gjej punë ose do zë të dashur”, tregon mjeku.

Profesor Boçi tregon vështirësitë për të hequr silikonin që përdorej dikur. “Vijnë raste që mezi i heqin gocave silikonin që injektuan dikur”.

Kirurgjia plastike është kthyer në industri më vete në Shqipëri.

“Vijnë edhe të huaj pasi janë çmime më të lira”.

Doktor Boçi veçon një rast nga përvoja e tij.

“Një burrë 65 vjeç rimodeloi hundën. Nuk i përkiste botës së artit, ishte një njeri i thjeshtë dhe me bëri përshtypje”, tregon mjeku./TCH

Artikulli paraprakLejleku i QKUK-së: Dy nëna kanë lindur binjakë në Gjinekologji të hënën
Artikulli i rradhës Kim zbulon e mrin e dytë të vajzës së vogël, kjo është arsyeja e bukur pse ia ka vendosur

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.