Për nder të Ditës Botërore të Librit, po ndajmë me ju disa informacione të rëndësishme në lidhje me librin dhe sesi mund t’a stimuloni leximin e librave tek fëmijët tuaj.
Një ndër aftësitë më të rëndësishme që një fëmijë zotëron është edhe leximi. Si një indikator që luan rol në komunimin, shkrim dhe të folurit, leximi zhvillon edhe kreativitetin tek fëmijët. Por, kur është mosha me të cilën ne mund t’a ekspozojmë fëmijën tonë?
Ndoshta mund t’ju duket e cuditëshme, por libri mund të bëhet pjesë e pandashme e fëmijës suaj duke filluar nga java e10-12 e lindjes së tij.
Në këtë periudhë, bebi juaj fillon të shikojë objekte, e në veçanti lodra dhe libra që përmbajnë objekte të ndryshme. Foshnjet arrijnë të shohin objekte me ngjyrën e bardhë, të zezë dhe të hirtë, andaj edhe librat që përmbajnë këto ngjyrë mund të bëhen pjesë e rutinës së tyre.
Derisa, visioni i tyre fillon të zhvillohet, ata fillojnë të shikojnë objekte me ngjyra të ndryshme nga muaji i pestë.
Për këtë arsyje, leximi i librave për fëmijë fillon që nga mosha 3-6 muajshe, apo kur ata janë të aftë që të fokusohen në gjëra si një lodër apo në pasqyrë.
Por, si mund ta realizojmë këtë pjesë?
1.Gjeni libra përmes të cilës bebet arrijnë të zhvillojnë edhe shqisën e të prekurit
2.Gjatë leximit, mundohuni që të tregoni me gisht objekte apo kafshë, dhe t’i verbalizoni ato (shembull: maca, qeni)
3.Krijoni një hapësirë në dhomës e fëmijës suaj, të mbush me libra, dhe posa fëmija juaj fillon të zvarritet, ai do të filloj eksplorimin e kësaj hapësire. /Gazeta Shneta/