Ju me siguri se keni dëshirë të merrni pak ngjyrë sidomos gjatë sezonit të dimrit ose para se të shkoni në plazh për herë të parë në verë.
Por, solari shkatërron lëkurën edhe nëse nuk jeni shtatzënë, mirëpo nëse jeni, niveli i shtuar i hormoneve mund të shkaktojë pigmentimin e padëshiruar, si edhe reaksione alergjike.
Rrezatimi jashtëzakonisht i fuqishëm ultraviolet është më mirë të shmanget gjatë shtatzënisë.
Shtatzënat duhet posaçërisht të kenë kujdes në zgjatjen e forcës së rrezeve ultraviolete në solarium, thuhet në raportin e Shoqatës së Gjinekologëve Gjermanë BFV.
Shtatzënave në lëkurë shpesh u shfaqet pigmentim i shtuar për shkak se në trup kanë nivel të ngritur të hormoneve.
Rrezet shtesë ultraviolete mund vetëm të shtojnë numrin e pikëzave. Veç kësaj, lëkura e ndjeshme mund të reagojë ndaj diellit me alergji apo me irritim.
Mjekët thonë që shtatzënat edhe kur janë jashtë, patjetër duhet të qëndrojnë në hije në mënyrë që pigmentimi i errët, i cili grumbullohet gjatë shtatzënisë, të zhduket pas lindjes. /kidstime