Duke pasur parasysh, situatën e krijuar kudo, shteti gjerman po merr hapa shtesë në lidhje me masat parandaluese ndaj Covid-19.
Kështu, sipas CNN, sot në Berlin u morrë një vendim që të ndalohen tubimet për jo më shumë se 10 persona transmeton Gazeta Shneta.
Poashtu, restorantet në qytet mund të ofrojnë shërbimet në nivel të marrjes dhe shpërndarjes së gjërave të porositura.
Kufizimet e shtrënguara në kryeqytetin e Gjermanisë vijnë një ditë pasi shteti jugor i Bavarisë bëri kufizime të lëvizjes për banorët e saj, duke lejuar vetëm ata që kanë arsye për të lënë shtëpitë e tyre. /Gazeta Shneta/