Deputetja e PSD-së, Besa Baftiu, ka publikuar listat zyrtare të Kuvendit, nga votimi i amandamentit për ngritjen e koeficientëve për punëtorët shëndetësorë.
Baftiu i ka publikuar këto lista pasi në disa lista tjera që i kishte postuar deputeti i LDK-së, Naser Rugova, nuk ishin të përfshirë të gjithë deputetët, transmeton Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Besa Baftiut:
Sqarim rreth një liste që është bërë publike nga një koleg i imi deputet Naser Rugova, ku paraqitet votimi i amandamentit të propozuar nga Komisioni për Shëndetësi për rritjen e koeficientit për të gjitha profilet e punëtorve shëndetsor.
Kjo listë nuk është e vërtetë sepse pjesëmarrja e deputetëve në votim është 50, që do të thot se është pa vendimmarrje.
Listën të cilen po e postoj eshte zyrtare e marrur sot nga administrata.
Pjesëmarrës në votim kanë qenë 81 deputet!