Agim Arllati është diagnostikuar me kancer në pankreas dhe ndodhet në një gjendje të rëndë në Fribourg, Zvicër.
Pas një vizite familjare, ai është hospitalizuar menjëherë për shkak të përkeqësimit të gjendjes së tij.
Për të mbuluar shpenzimet e trajtimit, Agimi ka nevojë për 150,000 euro, përfshirë koston e kimioterapisë dhe operacionit.
Familja ka publikuar të dhënat e llogarisë për ata që dëshirojnë të ndihmojnë në këtë rrugëtim të vështirë shëndetësor.
/GazetaShneta/