Numri i rasteve aktive të prekur nga Covid-19 në Kosovë ka rënë ndjeshëm.
Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 345 qytetarë janë të infektuar aktualisht me Sars-Cov-2.
Derisa rënia e rasteve të reja po vazhdon, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri më tani janë vaksinuar afër 100 mijë qytetarë.
Kujtojmë se sot fillon vaksinimi masiv i qytetarëve. MSH ka krijuar 297 ekipe të vaksinimit në tërë Kosovën. /Gazeta Shneta/