Rastet me Covid-19 kanë rënë për 78% qe kur qeveria vendosi izolim total që nga 4 janari i po këtij viti.
Sipas statistikave javore, mbi 84 mijë persona rezultuan pozitiv me Covid-19 mes 11 dhe 17 shkurtit, shifra më e ulët javore e regjistruar që nga muaji shtator shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Poashtu, rezultatet e ditës së enjte shënuan një rënie të jashtëzakonshme që nga Festat e Fundvitit.
Fillimin e vitit 2021, Britania e shënoi me masa të ashpra për të parandaluar përhapjen e variantit të ri.
Deri më tani, Britania e Madhe ka numrin më të lartë të infektuarve në Evropë./GazetaShneta/