Në rezultatet e fundit, janë raportuar 188 raste të reja dhe 142 pacientë të shëruar.
IKSHPK-ja ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 12 viktima, të cilët përpos virusit kanë pasur dhe sëmundje tjera bashkëshoqëruese shkruan GazetaShneta.
Lajm i mirë këtë herë vie nga komuna e Prishtinës, ku shënoi një ulje të rasteve të të infektuarve; vetëm sot janë konfirmuar 28 raste.
Deri më sot në Kosovë janë 10,247 të infektuar, 327 viktima dhe 5,944 të shëruar./GazetaShneta/