Në Klinikën Infektive ka rënë numri i pacientëve të shtrirë me sëmundjen e koronavirusit në dy ditët e fundit.
Gjatë ditës së martë në këtë klinikë kanë qenë të hospitalizuar 50 pacientë me Covid-19, ndërsa sot janë vetëm 36 raste, shkruan Gazeta Shneta.
Infektologia Sadije Namani ka treguar edhe gjendjen e tyre. Ajo ka thënë se nga 36 pacientët, 28 janë në gjendje stabile shëndetësore.
“7 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive. Në mjekimin intensiv janë duke u trajtuar dy pacientë në gjendje të rëndë dhe përkujdesje intensive”, ka njoftuar Namani.
Në klinikë vazhdojnë trajtimin edhe 4 raste të cilët kanë rezultuar negativ në testimet e fundit për Covid 19, ndërsa në pritje të rezultateve janë 2 raste të tjera të spitalizuara rishtazi.
Sot lirohen nga klinika 9 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid 19. Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, që nga data 8 prill nuk ka më raste të reja të infeksionit brenda spitalor. /Gazeta Shneta/