Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)ka njoftuar se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije.
Sipas njoftimit, analizat e fundit laboratorike tregojnë për rënie të vlerave referente të manganit në ujin e liqenit dhe në rrjetin shpërndarës, por që, ende nuk janë arritur vlerat sipas standardeve të parapara, shkruan Gazeta Shneta.
IKShPK-ja ka apeluar se uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera, po jo për pije.
Njoftimi i plotë:
/Gazeta Shneta/