Mjeku kirurg, Baton Kelmendi, pati një përvojë interesante në një nga kujdestaritë e tij dhe atë vendosi ta ndajë duke përdorur rrjetin social Facebook.
Dr. Kelmendi ka treguar një bashkëbisedim me prindin e një fëmijë, i cili sipas kirurgut, po mundohej t’i mësonte mjekët si ta kryenin punën e tyre, shkruan Gazeta Shneta.
Postimi i plotë i Dr. Kelmendit:
“24.05.2019 ora 01 pas mesnate, kujdestari ne QKUK, dialog me prindin e pacientit.
X ” Doktor edhe pse krejt ju qe jeni qetu po thoni ndryshe (4 specialista), une menoj qe thmia e ka krejt telashin prej infuzionit”.
UNE: Jo, nuk eshte prej infuzionit, jemi duke u marre me te, gjendja eshte stabile”
X: ” une po thom e ka prej infuzionit”!
Une: Me fal cka je me profesion?
X: ” zanat kam”!
UNE: Ndoshta e din ma mire se ne kete pune , po ne po mendojme ndryshe, po ta perseris qe gjendja eshte stabile.
X : ” Telashja eshte qe spo me ngon, ishalla sbon vaki najsen, edhe ngo knej kam me i ckrue ministrit, krejtve ju kisha hjek prej ktuhes ” !
Kjo është përditshmëri në QKUK, është pasojë e klimês që e kanë krijuar ata që duhen të promovojne punën e mjekut dhe të krijojnë kushte për besueshmëri në institucionet publike, por e bëjnë të kundërtën, bëhet për interesa politike dhe marketing promovues personal!”. /Gazeta Shneta/