Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Biznes në emër të shkollës nga drejtori i Radiologjisë dhe pozitat e tij të shumëfishta

Lajme 11/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Klinikës së Radiologjisë në QKUK, Dr. Bujar Gjikolli, përveç pozitës drejtuese në QKUK mban edhe pozitën e Dekanit të Fakultetit të Radiologjisë në Kolegjin AAB. Gjikolli poashtu bën biznes me një OJQ në emër të shkollës së ultratingullit ku përfiton afër një mijë euro për një pjesëmarrës. Paratë e pjesëmarrësve paguhen në një kompani të regjistruar në emër të bashkëshortes së tij

Ka ardhur në pozitën e drejtorit të Klinikës së Radiologjisë në QKUK para pak muajsh, por kjo nuk është pozita e vetme të cilën Dr. Bujar Gjikolli e ushtron. Në të njëjtën kohë ai është edhe Dekan i Fakultetit të Radiologjisë në Kolegjin privat AAB, shkruan Gazeta Shneta.

Gjikolli poashtu është njëri nga themeluesit dhe person i autorizuar në OJQ-në KOMC. Në emër të kësaj organizate, ai organizon kurse të ultratingullit ku përfiton afër një mijë euro për një pjesëmarrës. Paratë e paguara nga pjesëmarrësit në këto kurse, shkojnë në llogarinë e biznesit “Human Health Hygiene” i cili është i regjistruar në emër të bashkëshortes së tij M.Gj.

Por emrin e gruas, radiologu Gjikolli nuk e ka shfrytëzuar vetëm për pagesën e kursit të ultratingullit të cilën e organizon KOMC. Kursi i fundit që ka organizuar KOMC është mbajtur nga data 5 deri 27 prill të këtij viti. Edhe tre kurse të tjera do të mbahen gjatë këtij viti. Në njoftimin për mbajtjen e këtyre kurseve, Gjikolli ka vendosur emrin e bashkëshortes së tij, Gjikolli M.

“Pagesa në vlerë 950 euro bëhet në llogarinë e Human Helath Hygiene 3H”, thuhet në njoftim. Gjikolli ka deklaruar 300 euro pagë mujore nga kjo kompani në Deklarimin e Pasurisë në Agjencionin Kundër Korrupsion. Ndërsa në njoftim tutje thuhet se kurset përkrahen edhe nga QKUK ku Gjikolli mban funksion menaxhues.

Gjikolli lajthitë Zyrën për Informim të QKUK-së

Gazeta Shneta ka kërkuar sqarime duke dërguar pyetje në adresat elektronike të KOMC-it, Gjikollit dhe Zyrës për Media të SHSKUK-së në lidhje me këto veprimtari. Poashtu janë kërkuar sqarime në lidhje me rolin që ka Dekania e Fakultetit të Mjekësisë në UP në kurset e organizuara nga KOMC ku figuron nënshkrimi i saj në certifikatat e lëshuara. Poashtu KOMC pretendon se ka përkrahjen e Universitetit të Prishtinës duke botuar edhe logon e këtij institucioni. Dekania Suzana Manxhuka-Kërliu dhe Rektorati i UP-së nuk kanë kthyer përgjigje në lidhje me këto çështje.

Gazeta ka kërkuar poashtu saqrime nga Gjikolli pse kurset e ultratingullit quhen “Shkollë” dhe nëse kjo shkollë është e licencuar nga Ministria e Arsimit, por Gjikolli nuk ka dhënë sqarime.

Gjikolli nuk është përgjigjur në pyetjet që janë dërguar në adresë të tij dhe KOMC, por ai ka kthyer disa përgjigje nëpërmjet Zyrës për Informim të QKUK-së. Në fakt ai e ka lajthitur këtë zyrë, nëpërmjet së cilës është përgjigjur se KOMC nuk organizon kurse me pagesë, por pretendon se ju mundëson mjekëve kosovarë aftësime pa pagesë në Austri.

“Zyra për informim në QKUK ju njofton se organizata KOMC që drejton dr. Gjikolli, nuk organizon kurse me pagesë por ju mundëson Mjekëve kosovarë (mbi 500 deri më tani) aftësime pa pagesë në Austri.  Tre herë ka organizuar simpoziume ndërkombëtare ku ka sjellë ekspertë nga Amerika, Austria, Meksika, Lithuania, Kolombia, Maqedonia, Shqipëria”, thuhet në përgjigjen e Gjikollit të dërguar nëpërmjet Zyrës për Informim.

Sa i përket pozitës së tij prej Dekani në AAB, Gjikolli thotë se kontrata e lidhur në këtë institucion privat nuk bie ndesh me orarin që ka si drejtor në Radiologji të QKUK-së.

“Sa i përket kontratës me AAB, ajo është e lidhur  pas orarit të rregullt të punës, pra në AAB ligjeratat i ka pas përfundimit të orarit të punës në QKUK dhe nuk bien ndesh oraret e punës që i ka si drejtor klinike”, thuhet në përgjigjen e Gjikollit.

Por mbajtjen e këtyre pozitave ndryshe e parasheh Ligji Kundër Konfliktit të Interesit. Neni 16 i këtij ligji ia kufizon zyrtarit të lartë ushtrimin e funksioneve tjera krahas ushtrimit të funksionit të tij në institucionin publik.

“Zyrtari i lartë publik nuk mund të jetë menaxhues ose anëtar i organeve menaxhuese në organizata fitimprurëse dhe jo fitimprurëse, përjashtuar subjektet politike si dhe rastet kur një funksion i tillë i dedikohet për shkak te funksionit”, thuhet në pikën 1 të Nenit 16 të këtij ligji. E Gjikolli përveç funksionit të tij prej drejtori në Radiologji, është Dekan i Fakultetit të Radiologjisë në AAB si dhe themelues e person i autorizuar në KOMC ku përfiton mjete. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakAbortet te të miturat shqetësuese
Artikulli i rradhës Çfarë është ADHD?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.