Bordi Drejtues i Sherbimit Spitalor Klinik Universitar te Kosoves ka mbajtur nje mbledhje te jashtezakonshme me kerkese te ministrit Arben Vitia, pas vdekjes se pacientit nga zjarri ne emergjencen e Psikiatrise.
Bordi Drejtues i SHSKUK-së në këtë mbledhje ka diskutuar për vdekjen e pacientit nga zjarri në dhomën e izoluar në shërbimin emergjent të Klinikës së Psikiatrisë, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas njoftimit, Bordi ka kërkuar nga drejtori i SHSKUK-së që të bëj vlerësimin e gjendjes dhe të marr masa ligjore ndaj personave përgjegjës.
“Pas diskutimeve, Bordi Drejtues ka kërkuar nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, konform përgjegjësive dhe autorizimeve ligjore të bëjë vlerësim të gjendjes dhe bazuar në kompetencat e tij të ndërmarrë veprimet ligjore ndaj personave përgjegjës. Po ashtu, do të ndërmerren veprime të tjera ligjore, me qëllim të parandalimit të rasteve të tilla”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Mbrëmë pasmesnatës ka vdekur një pacientë nga zjarri në njërën nga dhomat e izoluara në shërbimin emergjent të Psikiatrisë në QKUK.
Flakët kishin përfshirë dyshekun dhe batanijen në dhomë çka pësoi me humbjen e jetës së pacientit. Dyshimet e para janë se vet pacienti mund të ketë shkaktuar zjarrin me shkrepsë, porse nuk dihet se si pacienti kishte shkrepsën me vete në dhomën e izolimit pasi rastet e ngjashme kontrollohen para se të futen në izolim.
Trupi i pajetë mbrëmë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe rasti po hetohet nga Policia e Kosovës. /Gazeta Shneta/