Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së i quan shpifje deklaratat e deputetit Haxhiu: Nuk dha asnjë kontribut gjatë pandemisë

Lajme 09/03/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka dal me një reagim kundër deklaratave të deputetit të PDK-së, Bekim Haxhiu.

Deklaratën e Haxhiut se Bordi ka përgjegjësi për keqpërdorimin e 12 milionë eurove, Bordi Drejtues e ka quajtur shpifje, transmeton Gazeta Shneta.

“Bordi Drejtues njofton se në kuadër të kompetencave të tij ligjore nuk e ka në menaxhim buxhetin e SHSKUK-së dhe si rrjedhojë nuk ka se si të krijojë dëmin në shumën e permendur nga zotëri Haxhiu”, thuhet në reagimin e Bordit.

Ky organ poashtu e ka kritikuar Haxhiun se si profesionist i fizioterapisë nuk ka kontribuar gjatë pandemisë.

Kujtojmë se Haxhiu është i punësuar si fizioterapeut në Klinikën e Fiziatrisë në QKUK, por këtë pozitë e ka të ngrirë si deputet.

Reagimi i plotë nga Bordi:

Reagim/Sqarim për media

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ( ShSKUK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit publik, lëshon këtë njoftim sqarues lidhur me shpifjet e bëra sot në adresë të Bordit, nga Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, z.Bekim Haxhiu, përfshirë shkrimet në portalet e ndryshme.

Bordi Drejtues njofton se në kuadër të kompetencave të tij ligjore nuk e ka në menaxhim buxhetin e SHSKUK-së dhe si rrjedhojë nuk ka se si të krijojë dëmin në shumën e permendur nga zotëri Haxhiu.

Deklarimet e z.Haxhiu janë në vazhdimësi tendencioze dhe me qëllim të degradimit të autoritit të anetarëve të Bordit Drejtues. Aq më tepër kur fjala është për një profesionist shëndetësor që madje as gjatë Pandemisë Covid -19, nuk ka dhënë asnjë kontribut në trajtimin e qytetarëve në nevojë, përfshirë edhe kryerjen e ushtrimeve fizioterapeutike për të cilat është i thirrur.

Andaj, konsiderojmë se ky keqpërdorim i imunitetit të deputetit deri në këtë masë, duke plasuar të pavërteta me metodat tashmë të njohura të dezinformimit, është tendencë për arritje të qëllimeve politike, duke ndikuar direkt në humbjen e besimit të qytetarëve në institucionet publike shëndetësore.

Artikulli paraprakBogujevci: Unë kam vendosur të bëhem nënë pa pasur burrë
Artikulli i rradhës Haxhiu sërish i reagon Bordit të SHSKUK-së: Nuk mund t’i ikni përgjegjësisë për keqpërdorimin e 12 milionë eurove

Ju sugjerojmë

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.