Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Bordi i SHSKUK-së i reagon Metës dhe Haxhiut: Pozitat udhëheqëse janë pa anime politike

Lajme 26/02/2023
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Bordi Drejtues i SHSKUK-së i ka reaguar dy deputetëve Burim Meta të Listës Guxo dhe Bekim Haxhiut nga PDK.

Meta dhe Haxhiu e akuzuan Bordin se po ushtron ndikim në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave, por organi më i lartë drejtues i SHSKUK-së e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se konkurset janë pa anime politike dhe ndikime tjera, transmeton Gazeta Shneta.

“Çdo pretendim që emërimet janë bazuar në përkatësi politike është i pabazë dhe minon punën e palodhur dhe përkushtimin e stafit tanë për të respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe transparencës. Sigurojmë publikun se prioriteti ynë mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Kosovës, dhe që institucionet tona të drejtohen në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira. Andaj, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që të gjitha pozitat udhëheqëse në klinikat dhe shërbimet tona klinike të plotësohen përmes proceseve konkuruese të ndershme dhe transparente, bazuar vetëm në merita dhe kualifikime profesionale, pa anime politike”, thuhet në reagimin e SHSKUK-së.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj lajmit të pavërtetë  të publikuar në media

Deklarimi se shumica e drejtorëve të klinikave në QKUK janë me ushtrues detyre, nuk qëndron, ngase nga 38 klinika dhe shërbime klinike në QKUK, 36 prej tyre menaxhohen nga drejtor të zgjedhur,  vetëm 2 institucione, Klinika e Onkologjisë dhe Shërbimi Klinik i Kardiokirurgjisë menaxhohen nga ushtrues detyre.

Duhet të theksojmë që për Klinikën e Onkologjisë, konkursi është i hapur dhe është në proces te perzgjedhjes, përmes një procesi konkurimi të drejtë dhe transparent.

Më tej, theksojmë se  Bordi Dejtues i ShSKUK-së, nuk ndërhyn në punën e klinikave por mbikëqyrë dhe i mbështetë, përmes kompetencave ligjore që ka, sipas Statutit, pra punën e të gjitha institucioneve përbërëse të ShSKUK-së.

Sqarojmë se të gjithë drejtorët e klinikave në ShSKUK janë zgjedhur në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Çdo pretendim që emërimet janë bazuar në përkatësi politike është i pabazë dhe minon punën e palodhur dhe përkushtimin e stafit tanë për të respektuar standardet më të larta të profesionalizmit dhe transparencës.

Sigurojmë publikun se prioriteti ynë mbetet ofrimi i shërbimeve shëndetësore sa më cilësore për qytetarët e Kosovës, dhe që institucionet tona të drejtohen në përputhje me ligjin dhe praktikat më të mira.

Andaj, jemi të përkushtuar që të sigurojmë që të gjitha pozitat udhëheqëse në klinikat dhe shërbimet tona klinike të plotësohen përmes proceseve konkuruese të ndershme dhe transparente, bazuar vetëm në merita dhe kualifikime profesionale, pa anime politike.

Artikulli paraprakMeta dhe Haxhiu thonë se Bordi i SHSKUK-së po ndikon në përzgjedhjen e drejtorëve: Po ‘haliten’ në punët e tjerëve
Artikulli i rradhës 202 raste aktive me COVID

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.