Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Botohet libri “Një jetë e Dr. Dërgut Aliut”

Lajme 31/03/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është botuar libri mbi jetën dhe kontributin e gjinekologut Dr. Dërgut Aliu.

Libri me titull “Një jetë e Dr. Dërgut Aliut – Tri dekada institucion, katër dekada mision”, është botuar në 40-vjetorin e punës si mjek të gjinekologut të njohur.

Më poshtë e gjeni njoftimin e plotë:

Me shumë sukses pa dritën libri kushtuar mikut tonë bujanocas, Dr. Dergut Aliu. Në të njëjtën kohë, ai kremtoi me shumë sukses 30-vjetorin e spitalit të tij “Lindja” dhe 40-vjetorin e punës së tij të përkushtuar si mjek.

Në këtë libër kam dhuruar mundin, djersën dhe dijen time, duke i kushtuar një vepër jetës dhe veprës së tij. Në këtë ngjarje morën pjesë shumë mysafirë të njohur për veprimtarinë e tyre shkencore, humanitare dhe kombëtare. Ndër ta ishte edhe pasardhësi i Ismail Qemalit, Darling Vlora, së bashku me nipin e tij Igli dhe mikun tonë Arsim Mulliqaj.

Ishin tri ditë të mbushura plot aktivitete.

Falënderoj dy miqtë e mi shkencëtarë në fushën e mjekësisë, Prof. Dr. Xhavit Lipaj dhe Prof. Dr. Ylber Qusaj, ku njëri ishte redaktor dhe tjetri lektor i librit. Prof. Dr. Xhavit Lipaj gjithashtu e prezantoi librin me disa fjalë para 309 mysafirëve – një sallë elitare personalitetesh – duke ardhur enkas nga Zvicra.

Falënderoj Fadil Selmanin, shpirt oqean, që erdhi soecial nga Zvicra për ta nderuar doktorin. Falënderoj gjithashtu Berat Thaçin, editorin e shtëpisë botuese “Libri Im” me qendër në Pejë, i cili e ka punuar me shumë përkushtim këtë botim.

Falënderoj Dr. Dergut Aliun që më besoi të përshkruaj mundin e tij në këtë libër. Besoj se në të ardhmen do të vijnë edhe pjesa e dytë dhe e tretë – por ky është një hap i rëndësishëm.

Falënderoj diplomatin në karrierë, ambasadorin Flamur Gashi, për mbështetjen morale, si dhe mikun e zemrës, Rafet Ademin dhe Prof. Dr. Xhavit Lipaj gjatë punës për librin.

Libri ka 477 faqe, në format B5 dhe me cilësi letre evropiane.

Falënderoj të gjithë ata që erdhën në Prishtinë për të na nderuar: Luigjin, Beken, Xhemajlin, Jetonin dhe shumë të tjerë. Një falënderim i veçantë për axhën Avni, me të cilin kaluam tri ditë së bashku, si dhe për mikpritjen në Budapest, si në shkuarje ashtu edhe në kthim.

Falënderoj gjithashtu të gjithë ata që interesoheshin vazhdimisht për ne.

Në atë mbrëmje festive patëm rastin të takojmë shumë miq dhe personalitete, si Prof. Dr. Hajredin Kuçi, Ukë Rugova – djali i presidentit historik të Kosovës, Ismet Beqiri, Shaip Kamberi dhe shumë të tjerë. Ishte një mbrëmje që do ta përshkruaj më gjerësisht në një reportazh.

Artikulli paraprakDhuna në familje fenomen shqetësues në Kosovë, 75% e viktimave janë gra
Artikulli i rradhës Tarifat e reja të rrymës shtyhen për 1 maj

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.