Britania e Madhe shpreh gatishmërinë e saj për të ndihmuar Indinë, e cila është duke u përballur me një rritje të dukshme të rasteve.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur kryeministri britanez Boris Johnson shkruan Sky News, transmeton Gazeta Shneta.
“Britania e Madhe do të jetë gjithmonë atje për Indinë në kohën e saj më të nevojshme”.
Sipas njoftimit rreth 200 ventilator, 495 koncentratorë oksigjeni dhe tre njësi gjeneruese të oksigjenit do të dërgohen në Indi.
Së fundmi, India ka shënuar rekordin e ri, e cila brenda 24 orëve regjistroi mbi 401 mijë raste pozitive./GazetaShneta/