Britania e Madhe së shpejti do të filloj procesin e vaksinimit te adoleshentët 16 dhe 17-vjeçar, me vaksinën anti covid nga Pfizer.
Komiteti i Përbashkët Britanik për Vaksinim dhe Imunizim (JCVI), fillimisht kishte ofruar vaksinën anti covid te fëmijët me probleme shëndetësore shkruan Reuters, transmeton Gazeta Shneta.
Mësoni më shumë rreth komplikimeve të shtatzënisë duke lexuar më shumë KËTU
Mirëpo, sot, JCVI përmirësoi të dhënat e fundit duke ofruar mundësinë e vaksinimit te kjo grupmoshë.
Si rezultat i përhapjes së variantit Delta, të rinjët janë target grupi i infektimit.
“Pas shqyrtimit të të dhënave të fundit, ne këshillojmë se adoleshentët 16 dhe 17 vjeç, t’ju ofrohet doza e parë e vaksinës nga Pfizer-BioNTech”, tha Ëei Shen Lim, kryetarja e JCVI.
Aktualisht, Britania ka ndërmarrë një qasje të kujdesshme të vaksinimit te fëmijët, sesa Shtetet e Bashkuara e Izraeli, të cilët kanë vazhuar me një përhapje të gjerë të procesit të vaksinimit te fëmijët nën moshën 18 vjeçare./GazetaShneta/