Britania e Madhe aktualisht kryeson vendin e parë në botë më numrin më të lartë të viktimave për 100,000 banorë, njofton Universiteti Johns Hopkins (JHU).
Vendi raportoi numrin më të lartë të viktimave ditën e mërkurë me 1,820 viktima shkruan CNN, transmeton GazetaShneta.
Sipas të dhënve, numri i lartë i viktimave në Britani, nga një popullsi prej 66 milionë banorësh, tejkaloi vendet e tjera duke përfshirë edhe SHBA-në.
Në total, Britania e Madhe ka regjistruar mbi 96 mijë viktima që nga fillimi i pandemisë.
Vendet me numrin e lartë të viktimave janë:
-Britania e Madhe: 142.53
-Republika Çeke: 140,91
-Italia: 139.34
-Shtetet e Bashkuara: 125,35
-Spanjë: 117.80./GazetaShneta/