Pasagjerët e aeroplanit Prishtinë-Bazel të dielën mbrëma janë tronditur nga frika e rrëzimit të aeroplanit për shkak të turbulencave të mëdha.
Nga 121 pasagjerë në bordin e aeroplanit Boeing të kompanisë AKL Airlanes, 10 prej tyre janë lënduar dhe pas aterimit janë dërguar në spitalin e Bazelit, shkruan 20 minute, transmeton Gazeta Shneta.
Turbulencat e forta kanë ndodhur rreth 20-25 minuta para se aeroplani të ulej në destinacion. “Isha e bindur, tani do të bie. Thoja kam frikë se do të vdes”, është rrëfyer pasagjerja nga Kosova Mirjeta Basha.
Bashkëshorti i saj, me të cilin kishte vizituar të afërmit në Prishtinë, deklaron se në aeroplan u krijua situatë kaotike.
“Të gjithë qanin, bërtitnin. Ekuipazhi na thanë që të qëndrojmë të qetë”, ka rrëfyer burri i Mirjetës i cili është njëri nga dhejtë të lënduarit që po trajtohet në spitalin e Baselit. /Gazeta Shneta/