Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Burg dhe gjoba për të akuzuarit për keqpërdorime me material ortoprotetik në QKUK

Lajme 10/05/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Menaxherja e kontratës për “Furnizim me material ortoprotetik” në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), Lirije Makolli të premten, është dënuar me gjashtë muaj burgim me kusht, për keqpërdorim të pozitës zyrtare.

Me gjashtë muaj burgim me kusht, si dhe një mijë euro gjobë, për veprën penale të mashtrimit, është dënuar edhe menaxheri në kompaninë “Solution- D”, Erblin Polloshka.Ata akuzohen se i kishin shkaktuar dëm QKUK-së në shumë prej 11,696,21 euro, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Dënimi me burgim ndaj tyre nuk do të ekzekutohet nëse në periudhë prej një viti nuk kryejnë ndonjë vepër tjetër penale. Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Naime Krasniqi- Jashanica, i akuzuari Polloshka dënimin me gjobë është i obliguar ta paguajë brenda afatit të përcaktuar. Makolli dhe Polloshka gjithashtu janë të obliguar të paguajnë shpenzimet procedurale secili veç e veç, nga 100 euro dhe nga 50 euro për fondin e kompensimit të viktimave.

Aktgjykimi është shpallur pas aprovimit të marrëveshjes për pranim fajësie që ishte arritur ndërmjet të akuzuarve dhe prokurorit Kujtim Munishi.Në seancën e mbajtur më 6 maj 2019, prokurori Kujtim Munishi, kishte paraqitur dy marrëveshje, me të cilat të akuzuarit kishin pranuar fajësinë për veprat për të cilat ata ngarkohen. Me marrëveshjet e prezantuara, prokurori Munishi, i kishte rekomanduar, gjykatës që ndaj të akuzuarës Lirije Makolli të shqiptohet një dënim me burgim me kohëzgjatje prej 180 ditësh, i cili nuk do të ekzekutohet, me kusht që e pandehura brenda një viti nuk do të kryej vepër tjetër penale.

Ndërsa, për të akuzuarin Erblin Polloshka, me këtë marrëveshje ishte rekomanduar që ndaj tij të shqiptohet dënim me gjobë prej 1000 euro dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 180 ditësh, me mundësi të zëvendësimit në dënim me gjobë. Pas kësaj, dy të akuzuarit kishin deklaruar se këtë marrëveshje e kanë bërë me vullnet të plotë dhe në bashkëpunim me mbrojtësit e tyre.

Ndryshe, prokurori Munishi, ka thënë se në fazën hetimore në këtë rast si të dyshuar ishin të përfshirë edhe Berat Binaku, Esat Maloku, Naim Sylejmani dhe Lulzim Peci, por më pas ndaj tyre kishin pushuar hetimet, për shkak se nuk ishte krijuar dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit ishin kryerës të veprave penale.Sipas aktakuzës së ngritur 5 mars 2019, Lirije Makolli akuzohet se më 3 shtator 2018 në cilësinë e menaxheres së kontratës për “Furnizim me material ortoprotetik”, për Shërbimin Klinik Ortoprotetik në QKUK, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, nuk kishte kryer detyrën zyrtare të përcaktuar me ligj.

Në aktakuzë thuhet se me rastin e pranimit të materialit të porositur nga operatori ekonomik “Solution-D’, nga gjithsej 75 produkte, e akuzuara Makolli kishte pranuar 15 produkte me specifikacion dhe me origjinë turke, edhe pse këto materiale siç ishte e paraparë me anë të kontratës për furnizim, duhet të ishin me origjinë nga Franca.

Ndërsa, i akuzuari Erblin Polloshka, po dyshohet se më 3 shtator 2018, ka kryer veprën penale të mashtrimit, pasi që si person përgjegjës – menaxher në kompaninë “Solution- D”, sipas aktakuzës, duke fshehur faktet kishte mashtruar QKUK-në, Shërbimin Klinik Ortprotetik, si autoritet kontraktues, duke dorëzuar 17 produktet nga Turqia, edhe pse këto produkte sipas kontratës për furnizim, duhet të ishin me origjinë nga Franca. /Betimipërdrejtësi

Artikulli paraprakLindja e detyruar: çfarë është dhe kur është e nevojshme?
Artikulli i rradhës Dështon seanca për të akuzuarit Bukoshi, Tolaj, Kuqi, Pajaziti, Fusha dhe të tjerë

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.