Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Burri nga Peja sulmon me sëpatë gruan shtatzënë, jep detajet prokuroria

Lajme 24/11/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në disa faqe dokumente prokuroria e Pejës ka përshkruar rrethanat në të cilat u plagos për vdekje Sevdije Berisha dhe reja e saj shtatzëne.

 

KALLXO.com ka siguruar aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Pejës për fillimin e hetimeve ndaj të dyshuarit Berisha ku përshkruhet në detaje ngjarja e të premtes së kaluar që qoi në vdekje Sevdije Berishën.

Dokumenti flet për plagosjen mizore të dy grave njëra prej tyre shtatëzënë mëngjesin e 17 nëntorit. Sevdije Berisha nga Peja vdiç sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pas plagëve të marra nga sulmi që i bëri bashkëshorti i saj, Isen Berisha.

Sipas këtij dokumenti, Berisha kishte goditur gruan e tij me sëpatë më datën 17 gjatë kohës kur ajo po flinte.

Për motivet që dyshohet se janë raportet e këqija me bashkëshorten ai kishte goditur atë disa herë në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Gjithnjë sipas prokurorisë, Berisha kishte sulmuar edhe bashkëshorten e djalit të tij të quajtur Arlinda e cila kishte bërtitur për ndihmë pas sulmit fillestar ndaj vjehrrës së saj.

Arlinda e cila është shtatzënë u godit në kokë dhe në krahun e majtë me sëpatë dhe e njëjta po vazhdon të trajtohet në Spitalin Regjional të Pejës.

Prokuroria e Pejës më 17.11.2017 ka nisur hetimet ndaj Berishës për veprën vrasje e rëndë e mbetur në tentativë.

Nuk dihet se si do të rrjedhin hetimet tanimë që Sevdije Berisha ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve.

Në anën tjetër, Isen Berisha është i hetuar edhe për armëmbajtje pa leje pasi sipas prokurorisë atij i është gjetur një pushkë gjysmë automatike

Artikulli paraprakDetajet nga Prokuroria: Gruaja në Pejë u godit nga burri me sëpatë derisa po flinte
Artikulli i rradhës Gruaja që humbi 50 kilogram, ka një mesazh për gratë e tjera

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.