Agjencia Partisan Medical Mercenaries në bashkëpunim me Universitetin Avans+ dhe partnerët tjerë ofrojnë bursa studimi dhe punësim në institucionet shëndetësore në Holandë.
Çka ofrojmë ne:
– Një bursë në vlerë 950 Euro dhe një pagë 800-850 Euro, ku përfshihen një ditë shkollë, dy ditë praktikë dhe dy ditë punë.
– Diplomë ndërkombëtare në një ndër shtetet me mjekësinë më të zhvilluar.
– Eksperiencë të paharrueshme dhe një mundësi për t’u zhvilluar profesionalisht.
– Ne i mbulojmë të gjitha shpenzimet, si kursin e gjuhës holandeze, rregullimin e dokumenteve deri tek vendosja në Holandë.

Çka kërkojmë nga ju:
– Shkollën e Mesme të Mjekësisë (Infermieri) me notë mesatare 7+, ose Diplomë Bachellor të infermierisë në Kosovë.
– Duhet të jeni të motivuar për të kryer kursin e gjuhës holandeze në nivelin B1 (kursin e ofrojmë ne dhe zgjatë 4 muaj).
– Të gjitha dokumentet duhet të jenë me afat.
– Njohja e gjuhës angleze është përparësi.
– Një CV dhe një letër motivuese (mundësisht në gjuhën angleze).
Kontakti: Ardit Jetishi; +383 46 182 418





