Qendrat e SHBA-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) kanë gjetur maska të përshtatshme kirurgjikale të përdorura poshtë maskave të rrobave – të njohura si maskim të dyfishtë – por që mund të rrisin ndjeshëm mbrojtjen kundër Covid-19.
Ky është hulumtimi i parë i mbështetur nga CDC që rekomandon “maskimin e dyfishtë” shkruan The Guardian përcjell Gazeta Shneta.
“Nuk ka asgjë të keqe me njerëzit që mbajnë dy maska”, tha Dr. Anthony Fauci në një konferencë për shtyp një javë para se të zyrtarizohet kërkimi. “Unë shpesh vetë mbaj dy maska”.
Studimi CDC zbuloi që maskat më mbrojtëse përshtaten mirë rreth fytyrës “për të parandaluar rrjedhjen e ajrit rreth skajeve të maskave”.
Nga kjo u tha se kur njerëzit mbajnë një maskë të mirë kirurgjikale të mbuluar nga një maskë pëlhure, ata mund të rrisin mbrojtjen e tyre nga pikat aerosol eme 90% ose më shumë dhe se transmetimi i mundshëm zvogëlohet ndjeshëm kur të dy palët kishin maska të tilla. /Gazeta Shneta/