Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çdo i ditur e ka vendin këtu, t’i japim një shansë dijes

Lajme 09/09/2019
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Të jesh mjek, mësues, profesor, gjykatës, inxhinier në Kosovën tonë!!!

Çdo ditë po bindem në të vërtetën e hidhur se çfarë dhe kush jemi. Çdo ditë kjo shoqëri po fundoset në humneren nga e cila vështirë të dilet .

Është kjo ftesë dhe thirrje nga fundi i shpirtit për mjekët, mësuesit-profesorët , prokurorët-gjykatësit, inxhinierët dhe njerëzit e tjerë të dijës që të ndihmojnë këtë vend  para se të fundoset definitivisht.

Ndeshja e djeshme e futbollit në mes të Kosovës dhe Çekisë, më ka forcuar bindjen se fundosja jonë është e pa shmangshme. Urime Kosovë për fitore, por pa dashur parashtroj vetës dhe juve pyetjen që kërkon përgjigje të drejtë dhe shpjegim racional. Çka është kjo eufori nacionale? Cka jane këta njerëz në ekstazë për një gjë krejt të pa “rëndësishme“? Prej nga lekët për bileta dhe shkuarje në stadium për këtë kategori të njerëzve? Apo janë ata që nuk e paguajnë tatimin shtetit të Kosovës, ata që nuk paguajnë kur shkojnë te mjeku, e bile bile edhe e shajnë mjekun, ata që nuk paguajn rrymën, ujin, bërllogun. Janë ata që u dhemb koka kur kalojnë afër shkollave te rrenuara, pa dritare, pa ujë dhe dritë të mjaftueshme, sepse edhe kur ishin nxënës ndiheshin me siklet pranë shkollës, se dyshi ishte nota qe meritonin atëhere.

Vrapimi pas topit dhe muzikës, nuk do ti sjellë shumë lumturi këtij vendi. Politikan injorantë, fodull dhe dinak  fërkojnë duart dhe i gëzohen humbjes së vemendjes së populatës në gjëra të pa rendësishme. Në vend që t’i ngjeshim radhët, të shpallim gjendje alarmi për dobësit në gjithë shtetin tonë, ne, në Prishtinë  dhe ashtu në gjithë Kosovën festonim “trishtueshëm “ për këtë fitore koti, sikur punët ti kishim si është më së miri. Në stadiumin “Fadil Vokrri “do të duhej të ishin hiq më shumë së 3000 shikues, dhe bileta të kushtonete mes një apo dy eurove, sepse kështu e kemi punën ne.

Kosova nuk ka asnjë sistem, e sistemi i vlerave është rrëzaur për tokë dhe kthyer prapsht. Ata të cilët duhet ta ngrejnë këtë vend të ec përpara janë dorëzuar. Porfesionistët si mjekët, profesorët-arsimtarët, juristët- gjykatës e prokuror e avokat, inxhinier e agronom e kanë humbur betejën në Kosovë.

Të infektuar dhe të hyperinflacionuar me numër të pafund të ashtuquajturve “profesione”profitabile ndodhemi në një udhëkryq të madhë. Shumë nga ato profesione  do tua dobësojn apo mbysin motivimin. Por nëse pyesni një njeri të menqur cili profesion është më i miri, pa dyshim do të pergjigjej së  ne grupin e profesioneve më të shkelqyera gjithsesi bejnë pjesë: mjeku , profesori, avokati, gjykatesi, inxhinieri. Po të pyesni të gjithe prindërit në gjithë botën, kush nuk do të deshironte që fëmija i tijë të  bëhet mjek, profesor, jurist, apo inxhiner.

Lloj lloj analfabetsh apo gjysëm analfabet të cilët vetën shumë lehtë e quajnë Pi-ar apo menaxher, udhëheqese televizionesh te pa shkolluara e quajnë veten gazetare, këngëtar rrugësh e quajn veten artist, e të mos flasim për të ashtuquajturit drejtorët artistik pa shkolle, biznes konsultantët, bek-ofis administratorët , velnes konsultantët, event kordinatorët, kopi-print operatorët, marketing konsultantët, ofis asistentët, portfolio menaxherët, produkt dizajenerët.

Prapa ketyre thirrjeve dhe titujve glamuroz zakonisht fshehen injorantë që mendojnë se reputacioni arrihet brenda natës, fshehen ata që nuk kan pasur kurajo të mësojnë, të nxejnë karrigën dhe tëbejnë një shkollë si duhet, ata të cilet ndrrojnë profesionet dhe thirjet sikur corapet e ndyera.

Mos harroni se mjek, profesor, inxhinier e jurist askush nuk mund ta quaj vetëveten pa qenë i tillë.

Të parët mbizotrojnë pasuri , objekte e lokale, hotele e restorane, Ju mbizotroni dijen. Mos lejoni  që injorantët dhe bashibuzukët , pronarët e restoranteve të ndryshme, firmave , kompanive, avionëve privatë e jahtave tu mbajne leksion mbi suskesin. Suksesi është i iuaji , sepse ata kane vetem metrat katror dhe motoret e makinave. Ju jeni intelektualët e ketij vendi-ardhmëria e tij.

Të mos lejojmë të ngrisim në qiell profesione të pa “rëndësishme”, mos t’i bëjmë heronj fëmijët tanë në fushën e futbollit apo në binën e muzikës , por të bëhen heronjë në spital, shkollë, uzinë, gjykatë, në arë, sepse aty më së miri i shërbejnë vendit.

Më të mirët e vendit mos të lakmojnë injorancën por të lakmojnë dijën, punën sakrificën, angzhimin në të mirë të shtetit.

Më të mirët nga JU duhet të qendrojnë në Kosovë, ti kthejnë dinjitetin e nëpërkembur, të kthejnë shpresën vendit. Trendi i ikjes nga Kosova duhet ndërpre, jo me deklarata boshe, jo me ndeshje futbolli e me spektakle muzike, por me programe nacionale të ruajtjes së mendjes. Çdo i ditur e ka vendin këtu, këtu peshon shumfish më rëndë.

Ti japim shansin dijes…

Artikulli paraprakLindja vaginale: Zgjedhja më e mirë që nënat duhet ta bëjnë
Artikulli i rradhës Si ta bindni fëmijën të shkojë me qejf në çerdhe

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.