Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çdo i treti fëmijë në Maqedoninë e Veriut ka probleme me mbipeshën

Lajme 04/03/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Pacienti me peshën më të madhe në Maqedoninë e Veriut është 288 kilogram. Ndërsa, rreth 35 për qind e popullsisë në këtë vend vuan nga obeziteti, prej tyre 15 për qind janë fëmijë, ndërsa 20 për qind të rritur.

Në shënimin e Ditës Botërore të Obezitetit, u theksua nevoja për hapjen e qendrave të reja për trajtimin e këtyre pacientëve, pasi në dy qendrat ekzistuese nuk mund të kontrollohen të gjithë pacientët.

“Kemi bërë numër të madh të kontrolleve, rreth 2000 kontrolle janë bërë vetëm në qendrën tonë, rreth 1500 kontrolle janë në qendrën e 8 Shtatorit. Kështu që kemi një numër të madh të pacientëve dhe kemi nevojë të madhe për formimin e qendrave të reja, pasi ka raste që nuk mund të arrijmë të kontrollojmë të gjithë pacientët dhe të marrin udhëzime për në klinikën tonë”, deklaroi Taner Hasan, Drejtor i Endokrinologjisë.

Nga Shoqata e Pacientëve me obezitet thonë se kjo sëmundje sjell edhe sëmundje tjera serioze si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri.

“Obeziteti është sëmundje kronike, e cila ka shumë komplikime dhe për fat të keq, për derisa nuk parandalohet dhe trajtohet mund të vjen deri tek pasojat serioze siç është vdekja. 2:44 Gjithmonë themi më mirë ta parandalojmë se sa ta shërojmë. Me parandalimin, parandalojmë edhe sëmundje tjera që gjithashtu janë serioze”, theksoi Irfan Ahmeti, kryetar i Shoqatës së pacientëve me Obezitet.

Në mënyrë që këta pacientë të mos shkojnë jashtë shtetit për ndërhyrje kirurgjike, Fondi Shëndetësor do të mundësoj operimin e 40 pacientëve.

“Numri është më i lartë se 25 pacient, është diku 40 pacientë. Kemi 30 pacientë që janë për trajtim kirurgjikal, dhe 10 janë për kapsula zgjeruese. Gjatë këtij muaji, ose nga fundi dhe fillimi i muajt të ardhshëm do të fillojnë intervenimet e para që do të jenë të financuara nga fondi shëndetësor”, u shpreh Ognen Kostovski, drejtor i Klinikës Kirurgjike Digjestive.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari tha se së shpejti do të hapet edhe një qendër për trajtimin e pacientëve me obezitet në Prilep. Ndërsa për pacientët që janë me diabet si pasojë e obezitetit, Taravari tha se këtë vit është siguruar 20 për qind më shumë terapi e insulinës, dhe janë siguruar 85 senzorë. /Alsat.mk

Artikulli paraprakIsh-infermierja Shaha Loshi sërish kërkon ndihmë për trajtim me kimioterapi
Artikulli i rradhës AUV merr masa pasi në Shqipëri u shfaq rasti i parë me gripin e shpendëve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.