Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çdo vit në Maqedoni rreth 170 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës

Lajme 21/01/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kanceri i qafës së mitrës zhvillohet ngadalë, gjë që mundëson zbulimin e hershëm përmes ekzaminimeve të rregullta gjinekologjike dhe testeve të skriningut, siç është testi i Pap-testi dhe testimi i virusit papilloma humane (HPV), theksoi sot Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Sipas të dhënave të fundit të publikuara të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, në vitin 2022 ishin 173 pacientë me kancer të qafës së mitrës, ndërsa numri i vdekjeve nga kjo sëmundje ishte 66, transmeton

“Në periudhën 10-vjeçare, pra nga viti 2013 deri në vitin 2022, incidenca mesatare e kësaj sëmundjeje ishte 9.2 për 100 mijë gra, ose rreth 170 raste të reja çdo vit, gjë që e bën kancerin e qafës së mitrës sëmundja malinje e 6-të më e zakonshme tek gratë. Sipas të dhënave të vdekshmërisë, shkalla e vdekshmërisë është 2.9 vdekje për 100,000 gra, ose mesatarisht 52 gra që kanë vdekur gjatë kësaj periudhe nga kanceri i qafës së mitrës. Me ekzaminime të rregullta dhe kujdes të mirë për shëndetin mund të evitohen të gjitha këto vdekje, sepse kontrolli i mirë dhe zbulimi i hershëm i të gjitha rasteve sjell mundësi të mira për trajtim efektiv dhe shmangie të shumë vdekjeve”, thonë nga ISHP.

Shkaku kryesor është infeksioni me HPV, një virus seksualisht i transmetueshëm. Megjithëse shumica e infeksioneve HPV janë të padëmshme dhe zhduken spontanisht, disa lloje të virusit mund të çojnë në ndryshime prekanceroze ose kancer – këto janë HPV 16, 18, 31, 33, 35, 39, 45, 51, 52, 56, 58 dhe 59. Përveç virusit human papilloma (HPV) si shkaktar më i zakonshëm, faktorë të tjerë që rrisin rrezikun e zhvillimit të kësaj sëmundje janë fillimi i hershëm i marrëdhënieve seksuale – ekspozimi më i madh ndaj virusit HPV në një moshë më të re, pastaj më shumë partnerë seksualë – rrit rrezikun e infektimit me HPV. Pastaj, sistemi imunitar i dobët dhe pirja e duhanit.

Sipas ISHP-së, vaksinimi kundër HPV është mënyra më efektive e parandalimit, ekzaminimeve të rregullta skrinige, si dhe praktikave të sigurta seksuale.

Në fazat e hershme, ky kancer shpesh nuk ka simptoma. Por fazat e avancuara mund të shkaktojnë gjakderdhje anormale vaginale midis cikleve, pas menopauzës ose pas marrëdhënieve seksuale, dhimbje gjatë marrëdhënies seksuale, pastaj dhimbje në shpinë, këmbë ose legen, rrjedhje të pazakontë vaginale me një erë të pakëndshme intensive, humbje peshe, humbje oreksi e ndjekur nga dobësi, ënjtje e këmbëve. Zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë rrisin ndjeshëm shanset për shërim.

Trajtimi për kancerin e qafës së mitrës, shtojnë ata, varet nga faza e sëmundjes.

  • Fazat e hershme: ndërhyrje kirurgjikale ose procedura minimale invazive.
  • Fazat e mëvonshme: kombinim i radioterapisë dhe kimioterapisë.

Mbështetja për gratë që kalojnë këtë përvojë është po aq e rëndësishme sa trajtimi mjekësor. Grupet mbështetëse, ndihma psikologjike dhe mbështetja sociale luajnë një rol kyç në përmirësimin e cilësisë së jetës, thekson Instituti./Portalb.mk/

Artikulli paraprakFëmijët dhe bullizmi: Si të mbështesni fëmijën tuaj
Artikulli i rradhës Si të përdorni telefonat për arsimim dhe argëtim për fëmijët

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.