Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Certifikohen 33 koordinatorë të cilësisë në kuadër të SHSKUK-së

Lajme 05/05/2026
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për certifikimin e 33 koordinatorëve të cilësisë në kuadër të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës (ShSKUK).

Sipas njoftimit të MSh-së, trajnimi i organizuar në bashkëpunim me SHSKUK-në dhe me mbështetjen e partnerit, Shërbime të Integruara Shëndetësore (IHS), është realizuar për herë të parë për këtë kategori në nivelin tretësor të kujdesit shëndetësor.

Trajnimi ka zgjatur katër ditë dhe ka pasur për qëllim ngritjen e kapaciteteve teorike dhe praktike të zyrtarëve të cilësisë, në funksion të hartimit dhe zbatimit të Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë në institucionet spitalore.

Në njoftim thuhet se ky aktivitet përbën një hap fillestar në zhvillimin e proceseve të menaxhimit të cilësisë në nivel spitalor.

“Në këtë trajnim janë certifikuar 33 koordinatorë të cilësisë, me synim përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore, rritjen e sigurisë së pacientëve dhe fuqizimin e kapaciteteve profesionale në kujdesin spitalor”, thuhet tutje në njoftim. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakOIK nderon me mirënjohje infermieren Luljeta Borovci
Artikulli i rradhës Humbja e peshës mund të rikthejë funksionin e muskujve të zemrës tek personat me obezitet

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.