Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi mbrëmë ka folur për ndryshime në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar.
Latifi ka bërë të ditur se janë në proces të plotësim-ndryshimeve të statutit të SHSKUK-së dhe QKUK-së për të ristrukturuar menaxhimin e klinikave.
Ministri për këto ndryshime ka thënë se ka biseduar edhe me Bordin Drejtues të SHSKUK-së, për çka ka deklaruar se është pritur mirë. Ai është pyetur për mundësinë e ndryshimit të anëtarëve të Bordit, dhe ka thënë se kjo mund të jetë çështje muajsh.
“Bordi e ka pranuar shumë mirë. Ne nuk mundemi me mbajt QKUK-në të varur prej dikujt tjetër. Është bë grumbull përgjegjësia sepse tani nuk është përgjegjës askush”, ka deklaruar ministri, duke shtuar për çështjen e ndryshimit të Bordit “Këtë mundemi me bo shpejt. Për mua shpejt është shpejt, është çështje muajsh”, ka thënë Latifi në emisionin “Lajmet e Fundit” në RTK.