Në një shtatzani normale, një vezë fekondohet në tubat fallopiane dhe udhëton drejt mitrës, ku rritet dhe zhvillohet gjatë disa muajve të ardhshëm.
Por, në një shtatzani ekzopike (që nganjëherë quhet edhe shtatzani tubale), veza e fekonduar ose qëndron në tubat fallopiane ose udhëton diku tjetër përveç mitrës. Kjo do të thotë që shtatzania nuk është e vlefshme dhe për shkak se mund të shkaktojë komplikime serioze, kërkohet operacion ose ilaçe për ta ndërprerë atë, transmeton Gazeta Shneta.
Rreth 2% e të gjitha shtatzanive janë ektopike, që do të thotë “jashtë vendit”. Disa gra kanë më shumë gjasa t’i zhvillojnë ato se sa të tjerat, por gjendja mund të ndodhë edhe në mënyrë të rastësishme tek gratë pa faktorë rreziku.
Shkaqet e shtatzanisë ektopike
Rreth 50% e të gjitha shtatzanive ektopike ndodhin për arsye të panjohura. Shumë herë, nuk duhet pse ato zhvillohen.
Disa nga doktorët mund të tregojnë për faktorë specifikë që mund të kenë kontribuar në gjasat e një shtatzanie ekzopike. Nëse një grua ka pasur një operacion në legen ose një infeksion seksualisht të transmetueshëm, ajo mund të jetë në rrezik më të lartë për të pasur një shtatzani ektopike.
Simptomat e shtatzanisë ektopike
Shenja e parë e një shtatzanie ektopike është shpesh dhimbje e mprehtë dhe e vazhdueshme e barkut. Mitra ka për qëllim të shtrihet për të akomoduar një embrion në rritje, por organet e tua të tjera, si tubat fallopiane nuk janë. Nëse një vezë impantohet në vendin e gabuar dhe fillon të rritet mund të dëmtojë ose madje të prishë ato organe të cilat mund të shkaktojnë dhimbje të forta dhe gjakderdhje./GazetaShneta/