Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Çfarë është ‘SPOK, sëmundja e pashërueshme që i mori jetën Fatos Nanos

Lajme 03/11/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili u nda të premten nga jeta vuante nga një problem kronik respirator. Në gjuhën mjekësore, njihet me emrin SPOK – Sëmundja Pulmonare Obstruktive Kronike.

SPOK, (COPD) është një sëmundje (patologji) që prek mushkëritë dhe mund të parandalohet, por jo të shërohet.

Si Fatos Nano i shkruante nga qelia dashurisë së gjimnazit, LETRA e veçantë e ish-kryeministrit për “Rexhinën e tij”!

Karakterizohet nga një ngushtim (obstruksion) i parikthyeshëm ose pjesërisht i rikthyeshëm i rrugëve të.frymëmarrjes.

Ky obstruksion zakonisht është progresiv dhe shoqërohet me një përgjigje inflamatore jo normale kronike të mushkërive kundrejt grimcave të pluhurit dhe/ose gazeve si psh: monoksidi i karbonit prezent në tymin e duhanit dhe dioksodi i karbonit që gjendet në ajrin e ndotur të ambientit që na rrethon.

SPOK-u është shkaktari i tretë i vdekjeve në të gjithë botën dhe shkaktari i dytë për invaliditet të plotë të pacientëve. Në vitin 2010 janë raportuar mbi tre milionë vdekje nga kjo sëmundje në rang botëror.

Në Shqipëri kjo patologji nuk njihet mirë dhe si rrjedhojë ngelet e padiagnostikuar dhe/ose e keqtrajtuar.

Studimet tregojnë që vendi ynë ka një prevalencë të lartë të SPOK-ut, duke prekur përafërsisht 5-6% të popullatës. Duhanpirja është shkaku kryesor dhe më i zakonshëm.

Njihen edhe faktorë të tjerë ndër të cilët përmenden: dieta ushqimore dhe aktiviteti i pakët fizik.

Kolla kronike me sekrecione dhe vështirësia në frymëmarrje kryesisht gjatë ecjes, janë më të shpeshtat në këtë sëmundje. Preken më tepër meshkujt mbi 40 vjeç duhanpirës, por kohët e fundit po shtohet edhe numri i femrave me SPOK si rrjedhojë e duhanit.

Mjekimi ka për qëllim frenimin sadopak të sëmundjes në stadin që diagnostikohet.

Ndërlikimet e sëmundjes janë të shumta si psh: kardiake, endokrinologjike, muskulare, deri në invalidizim të plotë të pacientit.

Artikulli paraprakOSK dhe Shoqata Dentare Shqiptare nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Artikulli i rradhës Eksperti tregon raportin nga Italia për mandarinat shqiptare, si t’i dallojmë ato me kimikate?

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.