Gjatë ditës së djeshme në klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, kanë kryer lindjen 33 nëna.
Një prej nënave ka sjellë në jetë fëmijë binjakë, djalë dhe vajzë, shkruan Gazeta Shneta.
Sipas raportit, dje kanë lindur gjithsej 34 foshnje.
Me operacion cezarian, fëmijët i kanë sjellë në jetë 11 nëna.
15 gra gjatë ditës së djeshme kanë përjetuar lindjen për herë të parë. /Gazeta Shneta/