Në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinikë Universitare të Kosovës, gjatë ditës së djeshme kanë lindur fëmijë 22 nëna.
Sipas raportit të klinikës, 12 nëna kanë sjellë në jetë djem, ndërsa 10 nëna kanë lindur vajza, shkruan Gazeta Shneta.
Numri i lindjeve me operacion cezarian dje ka qenë më i ulët sesa ditëve tjera. Vetëm 3 nëna kanë lindur fëmijën me prerje cezariane.
Prej 22 nënave, 12 prej tyre kanë përjetuar lindjen për herë të parë. /Gazeta Shneta/