Gjatë gjithë pandemisë së koronavirusit, ne jemi përpjekur të shmangim këtë sëmundje si nga shqetësimet për shëndetin tonë, ashtu edhe për të shmangur përhapjen e virusit te të tjerët.
Por që nga fillimi, ka qenë e qartë se disa individë që bartin virusin infektojnë më shumë njerëz sesa të tjerët. Ta themi thjesht, një përhapës është një person i cili do të përhapë virusin e tij në më shumë njerëz sesa mesatarja e individit transmeton Gazeta Shneta.
Studimet më të fundit të koronavirusit tregojnë se një person me virusin ngjitës mund të infektojë pesë ose gjashtë të tjerë, kështu që çdo gjë më e lartë se kjo mund të kualifikojë dikë për statusin e përhapësit.
Gjatë shpërthimit të virusit korona të tipit SARS në vitin 2003, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) vuri në dukje se “superpërhapësi” u përshkruan si individë “të cilët kanë qenë të implikuar në përhapjen e sëmundjes tek shumë individë të tjerë”, por që të jesh një super përhapës “nuk është një gjendje e njohur mjekësore”.
Duke folur në përgjithësi, një përhapës është një anëtar i 20 përqind të popullsisë përgjegjëse për përhapjen e 80 përqind të sëmundjes, siç shpjegohet në një studim të cituar shpesh të vitit 2005 të botuar në revistën Epidemiology.
Siç shprehet Dr. Elizabeth McGraw për burimin The Conversation në lidhje me këtë temë ajo shtoi se: “Nëse dikush është një përhapës i madh ose nuk do të jetë, kjo do të varet nga një kombinim i patogjenit, biologjisë së pacientit dhe mjedisin ose sjelljen e tyre “.
Por pse disa njerëz përhapin koronavirus më lehtë se të tjerët? Tutje Dr. McGraw vazhdon të shpjegojë: “Disa individë të infektuar mund të hedhin më shumë virus në mjedis sesa të tjerët nëse sistemi i tyre imunitar ka probleme në nënshtrimin e pushtuesit”.
Kjo do të thotë që kur ai person kollitet, teshtin ose madje flet, ata potencialisht po përhapin më shumë grimca virale në ajër – ose drejtpërdrejt mbi një person tjetër. /Gazeta Shneta/