Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cikli menstrual pas lindjes, çfarë duhet të keni parasysh

Këshilla për shtatzëna 25/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nëse jeni duke ushqyer fëmijën me gji dhe për sa kohë të jeni duke ushqyer me gji fëmijën tuaj, ky është faktori më i madh në përcaktimin se sa shpejt trupi juaj do të rifillojë ciklin e tij menstrual.

Koha është e ndryshueshme për çdo grua dhe ka një sasi të madhe kohore në atë që konsiderohet normale, varësisht nga trupi dhe rrethanat tuaja. Si rezultat, kornizat kohore të përmendura më poshtë janë vetëm udhëzime të përafërta. Nëse jeni e shqetësuar, mjeku juaj personal mund të ndihmojë në vlerësimin e situatës tuaj dhe të siguroheni që jeni në rrugën e duhur.

Mbani në mend se trupi juaj do të lëshojë vezën e parë postnatale para se të fillojë ciklin e menstruacioneve. Pra, nëse nuk filloni të përdorni kontracepsionin sa më shpejt që të filloni të keni marrëdhënie seksuale përsëri, ju mund të mbeteni shtatzënë edhe para se të keni ciklin tuaj të parë. Nëse jeni duke ushqyer me gji, mos u mashtroni nga miti se nuk mund të mbeteni shtatzanë- shumë nëna që kanë ushqyer fëmijët e tyre me gji kanë mbetur shtatzanë dhe janë habitur nga shtatzanitë e pa planifikuara.

Nënat që ushqejnë me gji

Një përfitim i ushqyerjes me gji është se vonon rikthimin e ciklit tuaj menstrualë. Për aq kohë sa jeni ende duke ushqyer me gji fëmijën tuaj ditë e natë, mund të zgjasë deri në një vit para se të shkoni në barnatore të bleni peceta për periodat tuaja apo medikamente për ndaljen e dhimbje nga dhimbjet menstruale

Por nëse jeni me fat që të keni një fëmijë që fle gjatë natës nga një moshë e hershme, periudhat tuaja ndoshta do të kthehen më shpejt – zakonisht në tre deri në tetë muaj.

Periudhat gjithashtu mund të kthehen herët nëse gjidhënien jeni duke e plotësuar edhe me formulë ose për ndonjë arsye keni ndaluar ushqyerjen e fëmijës me gji për një periudhë të caktuar.

Me fjalë të tjera, sa më shpesh foshnja juaj ushqehet me gji, aq më shumë mund të zgjasë koha kur cikli juaj menstrual të rikthehet.

Nënat që ushqejnë me formulë

Nëse ushqeni foshnjën me formulën, cikli juaj menstrual mund të kthehet menjëherë një muaj pas lindjes, ose mund të zgjasë dy deri në tre muaj. Kjo pasiqë fëmija juaj nuk pi qumësht gjiri që është indikacion që cikli juaj të vijë më herët ose të vonohet.

Shkrim nga Dr Drita Kabashi – Për t’u konsultuar apo caktuar termin te Dr Drita, përdorni numrat e telefonit: 044/049 379 111.

 

 

 

Artikulli paraprak‘Personat me nevoja të veçanta u përmendën në çdo fjalim politik’
Artikulli i rradhës E pa tolerueshme: Ja çfarë po bëjnë femrat me vaginat e tyre

Ju sugjerojmë

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Çfarë tregon sekrecioni vaginal gjatë shtatzënisë?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Shtatzënia pas heqjes së mitrës: A është e mundur dhe cilat janë alternativat për t’u bërë prind?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Zemra gjatë shtatzënisë: Pse shtohen rrahjet dhe cilat shenja nuk duhen neglizhuar?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A janë afshet e nxehta një shenjë e hershme e shtatzënisë?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Endometrioza dhe shtatzënia: A mund të mbeteni shtatzënë edhe me këtë sëmundje?

16/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, PN, Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.