Vetëm 21 shtretër ka reparti i Mjekimit Intensiv Qendror në QKUK.
Në këto hapësira trajtohen rastet më të rënda të të gjitha profileve, përfshirë këtu edhe pacientët që iu komplikohet gjendja pas operacionit.
E është pikërisht klinika e kirurgjisë abdominale që transferon më së shumti raste në mjekim intensiv krahasuar me klinikat tjera si shkak i infeksioneve, njofton klankosova.
Mungesa e strishove tek pacientët gjatë pranimit në klinika të tjera e pamundëson evidentimin real të infeksioneve brenda spitalore ose jo.




