Normalisht drita futet në sy dhe kalon nëpër lentet natyrale të syrit. Këto lente e fokusojnë dritën në retinë (pjesë përbërëse e syrit), e cila nëpërmjet nervit optik (nervi i të parit) transmeton sinjale vizuale (të pamjes) në tru.
Në rastin e katarakteve, rezultojnë mjegullime të imazheve që shohim. Sëmundje të ndryshme me sytë mund të shkaktojnë edhe vizion të paqartë, por kataraktet prodhojnë disa simptoma klinike karakteristike.
Siç e theksuam edhe më lart simptoma më e zakonshme e katarakteve është imazhi i paqartë në çdo distancë. Njerëzit mund ta përshkruajnë vegimin e tyre si diçka të errët, me re, ose si film. Një tjetër simptomë është ndjeshmëria ndaj dritës.
Për këta persona mund të jetë e vështirë që të shohin rrezet e ndritshme të Diellit. Dritat e brendshme mund të fillojnë të duken si shumë të ndritshme, gjë që i bezdis shumë këta pacientë, veçanërisht me dritat e ndezura gjatë natës. Kur këta pacientë shikojnë me një sy, mund të shfaqet dioptria, ose vizioni i dyfishtë.
Operacioni i kataraktës me prerje të vogël- fako metoda është një prej qasjeve më bashkëkohore që përdoret sot në trajtimin e kësaj sëmundjeje. Operacioni realizohet me anestezion topikal që nënkupton aplikimin e anestetikut lokal në formë pikash, pa dhimbje dhe pacienti pas intervenimit dërgohet në mjekim shtëpiak.
Zhvillimi i teknologjisë së thjerrëzave artificiale ka bërë të mundur që përveç operacionit të kataraktës në të njejtën kohë të bëhet edhe korrigjimi i anomalive refraktare paraprake siç janë: hypermetropia, myopia si dhe astigmatizmi.
Aplikimi i thjerrëzave PREMIUM (Trifocal, Trifocal Toric, Multifocal, Multifocal Toric) janë ideale për shumë pacientë. Implantimi i këtyre thjerrëzave u mundëson pacientëve që të kenë pamje të kënaqshme në të gjitha distancat e shikimit.
Për diagnostikimin dhe trajtimin e perdes së syrit ose kataraktit kontaktini në Italian Eye Hospital në Prishtinë në numrin 048 808 810 ose vizitoni faqen zyrtare duke klikuar KËTU.





