Gjatë ditës së djeshme në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK kanë kryer lindjen 18 nëna.
Sipas raportit të klinikës, tetë gra kanë lindur për herë të parë ditën e hënë, shkruan Gazeta Shneta.
Nga 18 lindje, 11 janë me djem dhe shtatë me vajza.
Për dallim nga ditët e kaluara, dje kanë lindur pak nëna me operacion cezarian.
Vetëm tri nga 18 kanë kryer lindjen me prerje. /Gazeta Shneta/