Ndërsa gara për një vaksinë efektive dhe të sigurt vazhdon, Italia sapo ka miratuar provën e një bari për osteoporozë në mundësinë e trajtimit të virusit korona.
Është bërë e ditur se rregullatori kryesor i barnave në Itali dha të drejtën të martën për provat klinike njerëzore mbi raloxifenin, një bari gjenerik i osteoporozës që studiuesit shpresojnë se mund të ndihmojë gjithashtu në uljen e simptomave të Covid-19 dhe t’i bëjë pacientët më pak infektues, shkruan Express.co.uk përcjell Gazeta Shneta.
Ky bar u identifikua si një trajtim i mundshëm për Covidin nga studiuesit, duke përdorur super kompjuterët për të kontrolluar më shumë se 400.000 molekula për karakteristikat kimike që mund të pengojnë virusin, duke u përqëndruar në listën e barnave tashmë të miratuara për përdorim tek njerëzit.
Ndër të tjera, thuhet se studiuesit shpresonin që raloxifene – i njohur si një modulues selektiv i receptorëve të estrogjenit – do të bllokonte replikimin e virusit në qeliza dhe kështu të ngadalësonte progresin e sëmundjes. /Gazeta Shneta/