Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Covax demanton Zemajn: I kemi njoftuar për vonesën e vaksinave gjatë muajit mars

Lajme 24/03/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Aleanca Covax e ka demantuar ish-ministrin Armend Zemaj, duke thënë se vendet janë njoftuar se gjatë muajit mars do të ketë numër të vogël të vaksinave që do të alokohen.

Para disa ditësh ish-ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj njoftoi se ua ka dërguar një letër aleancës Covax dhe ambasadorëve të shteteve të QUINT-it, duke i njoftuar se Covax kishte siguruar sasi të dozave të vaksinës për Kosovën të cilat do të niseshin për transport më 17 mars, shkruan Gazeta Shneta.

Por sipas Zemajt në këtë letër, Ministria e Shëndetësisë nuk kishte marr asnjë njoftim pas 17 marsit për arsyet e vonesës dhe nëse dihet ndonjë datë se kur do të sigurohen vaksinat për Kosovën.

Por ndryshe ka deklaruar Covax për Gazetën Shneta. Laura Shevlin nga kjo organizatë ka thënë se të gjitha vendet janë njoftuar se gjatë muajit mars do të ketë volum të vogël të vaksinave.

“Covax ka informuar të gjithë pjesëmarrësit të cilët do të përfitojnë vaksina Astra Zeneca të prodhuara në Korenë Jugore se volumi i dërgesave të planifikuara gjatë muajit mars do të jenë të vogël”.

Covax tutje ka deklaruar se ka marr konfirmim nga Astra Zeneca se këto vonesa do të kompensohen gjatë muajit prill dhe maj.

Kosova vazhdon të mbetet vendi i vetëm në rajon dhe Evropë që ende nuk e ka filluar vaksinimin me vaksina anti-Covid. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakPlus 781 raste pozitive me Covid-19 dhe 17 viktima brenda 24 orëve të fundit
Artikulli i rradhës Dy studime kanë treguar se vaksinat anti covid janë efektive në parandalimin e virusit Covid-19

Ju sugjerojmë

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme

Mbi 30 të lënduar nga stuhia në Shkup, disa me lëndime më serioze

22/07/2026 Lajme

Zvicra nuk ndjek shembullin gjerman: vazhdon shitja e alkoolit në stacionet hekurudhore

22/07/2026 Lajme

“Microsoft” u ka mundësuar punëtorëve tri ditë pushim në javë, produktiviteti është rritur për 40%

22/07/2026 Lajme

Mbi 4,100 të infektuar nga shpërthimi i parazitit Ciklospora në ShBA

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.