Kardiologu i njohur shqiptar në Zvicer Dr. Florim Cuculi ka reaguar pas pretendimeve të kolegëve të tij nga Qendra Klinike Universitare e Kosovvës për vendosje të panevojshme të ‘pacemaker-it’ dhe stentave tek një pacient në Spitalin Amerikan.
Cuculi ka thënë se kjo gjë mund të vërtetohet lehtësisht dhe ka kërkuar që të ketë hetim të menjëhershëm, shkruan Gazeta Shneta.
Kardiologu Cuculi ka thënë se standarde të njëjta duhet të ketë edhe për QKUK-në, duke deklaruar se është gabim të vendoset stent pa nevojë, por është gabim poashtu të mos vendosësh stent aty ku ka nevojë.
Postimi i tij i plotë:
Kujt ti besohet tani? Eshte shume lehte te verifikohet a ka pasur nevoje per pacemaker dhe a ka pasur nevoje per koronarografi dhe implantim stentash. Kjo duhet hetuar urgjentisht.
Standarde te njejta duhet te vlejne edhe per QKUK. Gabim eshte te implantosh stent kur nuk ka nevoje. Por gabim eshte poashtu mos (!) implantosh stent aty ku ka nevoje! Uroj qe me qeverine e re edhe ne lemine e shendetsise te distancohemi nga lavdatat ministrore ne facebook dhe ti kthehemi punes ne dobi dhe interes te pacientit. /Gazeta Shneta/