Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Cuculi: Pse vdesin më shumë pacientë me sëmundje të zemrës në Kosovë sesa në Zvicër

Lajme 13/01/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Florim Cuculi, mjek kardiolog
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Kardiologu i njohur shqiptar në Zvicër Dr. Florim Cuculi, ka folur për sëmundjet e zemrës në një paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

Cuculi ka thënë se për sëmundjet e zemrës duhet të flitet më shumë sepse ka shumë persona të afektuar nga sëmundjet koronare dhe infarkti i zemrës në rajon. Ai thotë se për trajtimin e këtyre sëmundjeve duhet të evitohen pasojat sepse nëse vjen deri te infarkti atëherë vdekshmëria është e konsiderueshme edhe në vendet me kushtet më të mira.

“Zvicra është një vend i pasur dhe trajtimi i sëmundjeve të zemrës bëhet në kushte moderne. Në trajtimin e infarktit është shumë e rëndësishme koha dhe në Kosovë e Maqedoni, mund ta merrni me mend një person që pëson infarkt psh në Rugovë apo në Gjakovë, derisa të mbërrin në Prishtinë, në sallë dhe t’i hapet arteria humbet shumë kohë dhe në trajtimin më optimal ata pacientë pësojnë dhe prandaj ka vdekshmëri të madhe. Kurse në Zvicër ka shumë qendra që janë të shpërndara në gjithë vendin dhe nuk humbet shumë kohë me pacientin”, ka treguar Cuculi.

Tutje ai ka përmendur duhanin si shkaktarin kryesor të sëmundjeve të zemrës, duke bërë thirrje për qeverinë e re e cila pritet të formohet në Kosovë, që të marr masa në zbatimin e ligjit kundër duhanit në vendet publike.

Kujtojmë se në Prishtinë ka filluar pilot projekti për trajtimin e infarktit të miokardit në 120 minuta, por ky projekt nuk është shpërndarë ende në qytetet tjera.

Ndiqeni intervistën e plotë të kardiologut Florim Cuculi në linkun më poshtë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakFamilja kërkon ndihmë për shërimin e policit Haki Gërguri
Artikulli i rradhës Koncesionimi i shërbimeve në Shqipëri po i lë spitalet pa investime dhe pa ngritje të pagave

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.