Curr Gjocaj do të jetë në krye të SHSKUK’së edhe për tre vjet. Këtë e ka vendosur bordi i këtij institucioni, edhe pse vetë bordit i ka skaduar mandati i punës nga 28 janari i këtij viti.
Ky bord ka vendosur t’i jap një mandat të ri 3-vjeçar Gjocajt pa konkurs, shkruan Gazeta Shneta.
Gjocaj u bë i famshëm në publikun kosovar si daja i Adem Grabovcit në aferën ‘Pronto’, ku ish-deputeti i PDK-së e ndihmoi ngritjen në karrierë të tij.