Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Daja Curr s’pranon përgjegjësi për vdekjet në QKUK, fajin e hedh tek sallat e operacionit

Lajme 20/09/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Dr. Curr Gjocaj, nuk pranon të merr përgjegjësi për vdekjen e dyshimtë të pacientëve.

Ndonëse është përgjegjësi kryesor nën të cilin funksionon SHSKUK-ja, Gjocaj thotë se pozita e tij është vetëm administrative, raporton Gazeta Shneta.

Madje ai habitet kur pyetet nëse do të jap dorëheqje për këtë rast.

“A punojë unë në salla, me bombola? Unë jam staf administrativ, por nuk punoj në salla”, ka deklaruar Gjocaj.

Ai ka tentuar që të nxjerr situata hipotetike duke e ndërlidhur me këtë rast kryetarin e komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Edhe Shpend Ahmeti nëse mund të ketë nevojë për këtë gaz, çdo lloj komune merr këtë gaz prej këtyre kompanive”, ka thënë ai, duke mos pranuar të jap përgjigje direkte për përgjegjësinë e tij si drejtor.

Ai nuk ka pranuar të flas as nëse do të ketë pezullime të stafit të mjekëve ku kanë ndodhur vdekjet e pacientëve.

Gjocaj ka deklaruar se janë vetëm 2 raste të vdekjeve të dyshimta.

“2 pacientë kanë vdekur atë ditë që kanë hyrë në operacion. Njëri ka mbetur i vdekur në sallën e operacionit, ndërsa tjetri pasi është kryer operacioni. I treti ka vdekur po atë ditë, por nuk ka hyrë në operacion dhe nuk ka marr gaz oksidul”, ka deklaruar Gjocaj.

Drejtori i SHSKUK-së ka thënë se nuk kanë tentuar të fshehin rastin, ndonëse nuk kanë lajmëruar prokurorinë për vdekje të dyshimta po atë ditë.

“Kemi lajmëruar inspektoratin dhe disa të hetuesisë që i njohim dhe kemi kërkuar që të gjenden shkaqet”, ka pohuar ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakIsmaili inicion krijimin e Bordit të ri drejtues të SHSKUK-së
Artikulli i rradhës Burrat nuk duhet të bëhen prindër, pa i ditur këto gjëra

Ju sugjerojmë

Shënohet viktima e dytë nga moti i keq në jug: Gjendet i mbytur peshkatari në afërsi të ishujve të Ksamilit

22/07/2026 Lajme

Komuna e Mitrovicës së Jugut ndan 74 mijë euro subvencione për barna dhe trajtime mjekësore për 639 qytetarë

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

IKSHPK del me rekomandime për mbrojtje nga stuhitë dhe breshëri

22/07/2026 Lajme

Çka duhet të bëjnë qytetarët në rast të stuhive? – flet eksperti i emergjencave

22/07/2026 Lajme

Azemi: Punëtorët në Kosovë po i ruan vetëm Zoti, institucionet nuk po bëjnë as minimumin për sigurinë në punë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.