Konkursi i hapur më datë 25 maj nga spitali i përgjithshëm “Sami Haxhibeqiri” në komunën e Mitrovicës ka publikuar listat e kandidatëve në disa nga pozitat në të cilat ka qenë konkursi i hapur.
Nga gjithsej 11 pozitat e veçanta që kanë qenë të hapura, kandidatët e vetëm katër prej këtyre pozitave janë bërë të ditura deri më tash, shkruan Gazeta Shneta.
Këto lista janë postuar në faqen zyrtare të ShSKUK-së.
Listat e publikuara përfshijnë këto pozita:
- Për pozitën “Mami”- bachelor për tri pozita të hapura kanë plotësuar kriteret 9 kandidatë. Duke klikuar KËTU mund të gjeni emrat e kandidatëve.
- Për pozitën “Mami” – shkolla e mesme për dy pozitë të hapura kanë plotësuar kriteret 10 kandidatë. Duke klikuar KËTU mund të gjeni emrat e kandidatëve.
- Për pozitën “Punëtor i lavatores” për një pozitë të hapur kanë plotësuar kriteret 14 kandidatë. Duke klikuar KËTU mund të gjeni emrat e kandidatëve.
- Për pozitën “Punëtorë për higjienë” për tri pozita të hapura kanë plotësuar kriteret 16 kandidatë. Duke klikuar KËTU mund të gjeni emrat e kandidatëve./Gazeta Shneta/




