Kardiologu Daut Gorani ka komentuar protestën e kolegëve të tij ku është kërkuar shkarkimi i drejtorit Lulzim Kamberi.
Gorani ka thënë se grupi i cili e ka organizuar protestën nuk kanë performancë në punë, dhe nuk gjenden në vendin e duhur.
“Nuk qëndrojnë fare. Janë organizuara dhe të artikuluara nga njerëz të cilët në mungesë të performancës së tyre e shprehin pakënaqësinë për arsye se nuk gjenden në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Janë njerëz që kryesisht nuk angazhohen në punë. I ftoj të punojnë më shumë dhe të ankohen më pak sepse kurrë nuk kemi pasur kushte më të mira”, ka deklaruar Gorani për Kosovapress.
Një grup prej 18 kardiologëve sot kanë mbajtur protestë ku kanë kërkuar shkarkimin e drejtorit të klinikës së Kardiologjisë Lulzim Kamberi dhe shefit të njësisë koronare Artan Ahmeti. /Gazeta Shneta/