Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Defekti në QKUK dhe mungesa e disa dokumenteve në MSH, shtyjnë ardhjen e kardiokirurgëve amerikanë për trajtimin e 30 fëmijëve në QKUK

Lajme 16/03/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Është shtyrë ardhja e kardiokirurgëve amerikanë dhe italianë për trajtimin e 30 fëmijëve në QKUK, me arsyetimin se të njëjtit nuk i kanë dorëzuar komplet dokumentet e nevojshme për licencim nga MSH, si dhe për shkak të defektit të njërës nga sallat e kateterizimit në QKUK

Ka qenë gjithçka e planifikuar që javën e kaluar të vijnë mjekë kardiokirurgë e kardiolog nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Italia, për trajtimin e 30 fëmijëve me probleme në zemër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Mjekët do të vinin për herë të pestë në kuadër të misionit të organizatës ‘Gift of Life International’, shkruan Gazeta Shneta.

Por fatkeqësisht Kosova nuk iu krijoi kushtet për ardhjen e tyre. Kjo për shkak të një defekti në njërën nga sallat e kateterizimit në Kardiologjinë Invazive, si dhe mungesës së disa dokumenteve për licencimin e mjekëve nga Ministria e Shëndetësisë dhe kalimit të afatit për dorëzimin e tyre.

Shtyrjen e ardhjes e ka konfirmuar edhe një nga mjekët amerikanë, Prof. Rob Raylman në një përgjigje për Gazetën. “Planifikojmë të vijmë sërish në Prishtinë më 7 deri 14 maj. Kjo do të jetë vizita jonë e pestë”, ka deklaruar Raylman.

Mjeku amerikan nuk ka komentuar më shumë detaje për arsyet e shtyrjes, por ato janë konfirmuar nga Prof. Mazllum Belegu nga organizata GOLI. Ai ka thënë se afati për korrigjimin e dokumenteve në MSH ishte i shkurtë, ndërsa në QKUK fillimisht ishin marr vesh që ta shfrytëzonin sallën e kateterizimit me gjysmë orari por ndërkohë kjo ishte refuzuar nga klinika.

“Një numër i dokumenteve të personelit ka qenë jokomplet, sipas Zyrës për Licencim të ekspertëve të huaj të Ministrisë së Shëndetësisë dhe afati i korrigjimit të kësaj mangësie ishte i shkurtë. Përveç kësaj, QKUK ka dy salla për intervenim me kateterizim, prej të cilës njëra sallë, për shkak të defektit të një aparati, nuk ka mundur të përdoret. Fillimisht jemi marrë vesh që salla që ishte në dispozicion të përdoret gjysmën e kohës për intervenimin pediatrik e gjysma tjetër për atë adult”.

“Por, më vonë pasoi vërejtja e kardiokirurgjisë adulte se nëse gjatë kohës derisa të trajtohet fëmija, mund të vjen rasti me infarkt akut, që duhet menjëherë të intervenohet dhe për shkak të pritjes, pacienti ka gjasa të përfundojë tragjikisht, vendosëm që më mirë është të shtyhet Misioni, meqë ngjarja fatale do të ishte më e rëndë se shtyrja. Andaj edhe kemi vendosur që të shtyhet. Kemi shpresë se deri në maj do të rregullohet aparati në sallën për Kardiologjinë invazive dhe se Misioni i shtyrë do të realizohet në maj”, ka deklaruar Belegu për Gazetën.

Ai ka thënë se shtyrja e misionit ka bërë që organizata të humb donacione për këtë mision, por shpreson që të krijohen kushtet që i njëjti të ndodh në muajin maj.

“Jemi të vetdijshëm se është bërë një humbje e konsiderueshme për shkak të kësaj shtyrje, janë humbur mjetet të cilat janë mbledhur me donacione të njerëzve të mirë, të cilët e kanë mundësuar që GOLI prej vitit 1975 e deri tash, në vende të ndryshme të botës, ka mjekuar mbi 40.000 fëmijë me të meta të lindura të zemrës (për kuriozitet të them se me short, në Organizaten GOLI, fëmija i 40.000-të është fëmija i cili është operuar në Prishtinë, në Misionin e prillit të vitit të kaluar). Por, mundësia e ngjarjes tragjike ka bërë që të shtyhet Misioni për kohë të shkurt dhe do të realizohet, si thash, në maj të këtij viti”, ka deklaruar Belegu.

Mjekët e huaj herën e fundit kanë qenë në muajin dhjetor të vitit të kaluar dhe kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK ndërsa kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakNjë i vdekur dhe 51 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Artikulli i rradhës Të shqetësuar rreth ushqyerjes, si të kuptoni që bebi juaj ka një bark të mbushur

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.